Vendosni fjalën kyçe....

Rama dhe Ahmetaj në kantierin e Rindërtimit në Fushë-Krujë: Përfundon në shtator


Pak ditë pas zgjedhjeve, kryeministri Edi Rama ka shkuar sot në zonën e rindërtimit në Fushë-Krujë. Ai ishte i shoqëruar nga ministri për Rindërtimin Arben Ahmetaj dhe të dy po inspektonin nga afër procesin e rindërtimit.

Ministri Ahmetaj tha se shtëpitë individuale dhe apartamentet në lagjen ‘Rilindja’ po marrin formë dhe se në vjeshtë do të jenë gati. Sipas tij, në shtator i gjithë kantieri i rindërtimit do të jetë i mbyllur.

“Kryeministër këtu jemi në Fushë-Krujë në kantierin e Fushë-Krujës ku kemi mbi 150 apartamente. Shtëpitë individuale janë pothuajse të mbaruara. Deri në shtator i gjithë kantieri i ndërtimit është mbyllur.”– tha Ahmetaj.

Në këtë takim kryeministri Edi Rama si gjithnjë nuk i munguan batutat me të pranishmit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *