Vendosni fjalën kyçe....

Dyfishohen të ardhurat e Apple, shitjet rriten me 54% në 2021-shin


Firma e teknologjisë amerikane Apple pa të ardhurat e saj të dyfishoheshin teksa shitjet u rritën me 54% në tremujorin e parë të vitit 2021, sipas deklaratës së rezultateve financiare të lëshuar të mërkurën.

Të ardhurat neto u rritën në 23.6 miliardë dollarë në periudhën janar-mars, me gati 111% nga 11.2 miliardë dollarë në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Shitjet totale neto arritën në gati 89.6 miliardë dollarë, të cilat u rritën gati 54% nga 58.3 miliardë dollarë gjatë periudhës.

CEO-ja Tim Cook tha se kompania është në një periudhë të ‘inovacionit gjithëpërfshirës’ në të gjithë përbërjen e produkteve të saj, përveç energjisë së rinovueshme.

Firma me bazë në Cupertino pa shitjet neto nga kompjuterat Mac që arritën 9.1 miliardë dollarë në tre muajt e parë të vitit – 72% më shumë se 5.3 miliardë dollarë nga viti në vit.

Shitjet e saj të tabletave iPad u rritën me 77% në 7.8 miliardë dollarë nga 4.4 miliardë dollarë gjatë asaj periudhe.

Por ishin shitjet e smartphoneve iPhone që firma gjeneroi më shumë të ardhura, të cilat u rritën me 66% në 47,9 miliardë dollarë nga 28,9 miliardë dollarë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *