Vendosni fjalën kyçe....

“Do ta shkarkojmë”, Meta i përgjigjet Ramës: Shashka, do jem këtu deri më 24 korrik të 2022-shit


Në konferencën e sotme për mediet, presidenti Ilir Meta iu ka përgjigjur deklaratave të kryeministrit Edi Rama se do ta shkarkojë atë nga posti me parlamentin ekzistues, pa pritur formimin e Parlamentit të ri në shtator.

Por Meta i ka konsideruar deklaratat e Ramës vetëm “shashka” për të larguar vëmendjen nga 88 mijë votae e pavlefshme që sipas tij duhet të hetohen, pasi aty luhen disa mandate. Ai theksoi se do të jetë President deri më 24 korrik të vitit 2022.

“Asnjë përgjigje për shashkat që duan të largojnë vëmendjen nga mbi 88 mijë vota ta pavlefshme që janë atje dhe që duhen parë se si janë bërë të pavlefhsme një pjesë e madh e tyre sepse nuk ka statistikë të justifikojë këtë rekord pavlefshmërie.

Mund të lëvizin shumë mandate në gjithë këto qarqet, ne duhet ta mbajmë vëmendjen këtu. Më 24 korrik 2022, këtu do e bëjmë konferencën e fundit për shtyp sëbashku. Këtu përqendrohuni, të respektohet deri në fund çdo votë, të numërohet dhe rinumërohet dhe në këtë moment të kenë shumë kujdes, asnjë përpjekje për të mbuluar çdo lloj krimi që ka ndodhur.”– deklaroi presidenti Meta.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *