Vendosni fjalën kyçe....

Celibashi tregon sa ka qenë pjesëmarrja në 25 prill, qetëson kandidatët: S’do lejohet transformimi i votës nga njëri te tjetri


Tre ditë pas zgjedhjeve të 25 prillit, kreu i KQZ-së ka treguar sa ka qenë pjesëmarrja.

Në një konferencë për shtyp, Celibashi tha se në zgjedhje kanë marrë pjesë 46.32% e qytetarëve. Sipas tij, kjo pjesëmarrje bazohet në tabelat e rezultateve në procesverbalet e qendrave të votimit.

Ai shtoi më tej se procesi i numërimit të votave për kandidatët ka përfunduar në 37 VNV ndërsa është duke u përmbyllur procesi në 14 të tjera.

Po kështu Celibashi theksoi se KQZ-ja nuk do lejojë asnjë transformim të votës nga një kandidat te një kandidat tjetër.

“Gjej rastin të rikonfirmoj atë që thashë, nuk do lejojmë asnjë transformim të votës nga një kandidat në tjetër, çdo tentativë është e kotë, kemi të gjitha filmimet. Kështu që dua t’i ftoj kandidatët të ndihen të qetë pasi ekzistojnë mundësitë për të verifikuar numrin e votave dhe fletët e votimit.” – tha Celibashi.