Vendosni fjalën kyçe....

Veliaj: PS fitore të thellë në Bërzhitë, do çojmë në fund Rindërtimin


Drejtuesi politik i PS-së në qarkun e Tiranës Erion Veliaj, ka dalë në një tjetër deklaratë në medie për të shpallur fitoren e PS-së në në zonën e Bërzhitës.

Ai tha se menjëherë pas përfundimit të procesit të votimit, Partia Socialiste do të nisë punën në këtë zonë, për të përfunduar ndërtimin e shtëpive të shkatërruara nga tërmeti.

 “Në kushte sfiduese, prej pandemisë, tërmetit, meritën më të madhe e ka miku im Xhemal Qefalia. Edhe pse kemi një fitore të jashtëzakonshme në Bërzhitë do iu shërbejmë njësoj. Kur kemi pasur problematika, nuk i kemi shërbyer për teserën e partisë, por i kemi shërbyer njerëzve me respekt.

Mezi pres që me deputetin e rikonfrimuar Qefalinë, ne kemi bërë disa shkolla, ndërkohë duhet të çojmë deri në fund rindërtimin e plotë dhe tani që ka hapur koha dhe pas shirave të motit dhe shtrëngatave të politikës do të gjendemi në terren.”– tha Veliaj.

Ai gjithashtu përsëriti thirrjen për komisionerët që të mos ndërpresin numërimin.

“Të gjithë janë të lodhur, por dua të kujtoj që disa prej numëruesve, janë ende duke pritur që të kthehen kolegët e tyre. Partitë kanë tradita të ndryshme, nuk mund të kërkosh pushim në vetëm pas tre orësh numërim.”– u shpreh Veliaj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *