Vendosni fjalën kyçe....

Arrihet marrëveshja, SHBA-ja do ulë kontributin financiar në NATO


‘CNN’ citoi zyrtarë të Pentagonit të thoshin se Shtëpia e Bardhë dëshiron të shkurtojë pagesat në NATO në rreth 16% të kontributeve totale për aleancën, e cila pothuajse e vendos vendin në një barazi me Gjermaninë.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka deklaruar se aleanca miratoi një skemë të re për llogaritjen e kontributeve në buxhetin e saj të përgjithshëm.

“Është e vërtetë që ne jemi pajtuar me formulën e re për shpërndarjen e këtyre kostove, me SHBA-në që do paguajë më pak dhe me Gjermaninë që pritet të paguajë më shumë nga sa ka bërë deri tani. Secili prej këtyre vendeve do të paguajë pothuajse 16% të buxhetit të NATO-s, dhe pjesa tjetër do të shpërndahet midis aleatëve të tjerë’, u tha Stoltenberg gazetarëve në Paris të enjten.

Burimet pohuan se SHBA-ja planifikon të zvogëlojë pagesat e saj në NATO në rreth 16% të kontributeve totale për aleancën, kurse Gjermania do paguajë rreth 14.8%.

Sipas mediave, pjesa e financimit të drejtpërdrejtë të SHBA ishte rreth 22%, e cila mbulonte kostot e mirëmbajtjes së selisë së aleancës, investimet e saj për sigurinë dhe disa operacione të përbashkëta ushtarake.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *