Vendosni fjalën kyçe....

Procedohen penalisht 2 mbështetësit e opozitës në Dibër, bllokuan makinën e kryetarit të PS-së në fshatin Arras se menduan se po shpërndante para


Dy mbështetës të opozitës janë proceduar penalisht nga policia në Dibër, pasi ata kanë bllokuar makinën e kryetarit të PS-së në fshatin Arras.

Kjo për shkak se ata dyshonin se ai po shpërndante para për të blerë votat e qytetarëve. Mirëpo në momentin kur ka mbërritur policia, në mjet nuk ka gjetur material që mund të ndikonin në procesin zgjedhor.

Njoftimi i Policisë

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër, filloi procedimi penal, dhe u referuan materialet procedurale në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprat penale “Heqje e paligjshme e lirisë”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit automobilistik”, për shtetasit :

  1. A., 54 vjeç, S. L., 46 vjeç, banues në Dibër, (simpatizanë të një subjekti politik).

Procedimi penal ndaj tyre filloi pasi në bashkëpunim me disa shtetas të tjerë në fshatin Arras, kanë kryer veprime në kundërshtim me ligjin, në drejtim të heqjes së paligjshme të lirisë, kundrejt shtetasit A.C.

Këta shtetas kanë ndaluar dhe kontrolluar automjetin që drejtohej nga shtetasi A. C., (kryetar i degës lokale i një subjekti politik), dhe është mbajtur i bllokuar deri në mbërritjen e shërbimeve të Policisë, me pretendimin se ky shtetas, posedonte materiale që mund të ndikonin në procesin zgjedhor.

Nga verifikimet e kryera dhe kontrolli i ushtruar nga grupi hetimor në automjetin që drejtonte shtetasi A. C., nuk u gjet asnjë send kompromentues në lidhje me procesin zgjedhor.

Vijon puna për identifikimin dhe procedimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *