Vendosni fjalën kyçe....

Hapen qendrat e votimit, Kryemadhi dhe Meta të parët që japin votën e tyre


Janë hapur 5199 Qendrat e Votimit në të gjithë vendin. Këtë të diel, rreth 3 milionë e 600 mijë shqiptarë me të drejtë vote janë thirrur në votime, për të zgjedhur 140 deputetët e Parlamentit të ardhshëm.

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi dhe presidenti i vendit Ilir Meta janë të parët që kanë dhënë votën e tyre sot në 07:00 tek QV në Kopshtin nr.31, Rruga “Pjetër Bogdani” në Tiranë.

Në fakt ditën e djeshme presidenti Meta tha se do ishte i pari që do votonte, por kryetarja e LSI-së dhe njëkohësisht bashkëshortja e tij teknikisht votoi e para. Ajo u tha komisionerëve me shaka se “ia kalova edhe Metës”.

Presidenti Meta u paraqit të votonte pas saj.

“Për Kushtetutën, për lirinë, për demokracinë, për Shqipërinë në Europë”– tha Meta ndërsa hidhte votën e tij dhe ngriti dy gishtat lart para kamerave.

Në një deklaratë për mediet, Meta tha se “Sot Atdheu mbrohet me votë”.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *