Vendosni fjalën kyçe....

Denoncimi i Kryemadhit: Në një qendër votimi janë gjetur në dhomën e fshehte dy fletë të plotësuara për PS-në


Kryetarja e LSI-së Kryemadhi ka denoncuar një parregullsi që sipas saj ka ndodhur në Qendrën 1824 te Njësia 5.

Sipas saj, dy nga vëzhguesit e LSI-së në këtë qendër votimi kanë kapur dy fletë votimi të vulosura dhe të plotësuara në favor të PS-së që ishin vendosur në dhomën e fshehtë.

Kryemadhi thekson se pas incidentit është njoftuar KZAZ dhe është pezulluar procesi i votimit. Pas sekuestrimit të kamerave të sigurisë pritet të verifikohet nëse fletët janë harruar apo janë futur nga ndonjë person tjetër.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *