Vendosni fjalën kyçe....

Kutinjo i pakënaqur te Barcelona, gati rikthimi në Angli


Braziliani Kutinjo është drejt largimit nga Barcelona, ku erdhi me bujë të madhe. 26-vjeçari nuk po e gjen veten te katalanasit njësoj siç ishte te Liverpuli dhe sipas të gjitha gjasave ky do jetë sezoni i fundit i tij në Spanjë.

Sipas të gjitha gjasave lojtari do rikthehet në Angli ku për shërbimet e tij është i interesuar Mancester Junajtid.

Pasi ia besuan ekipin norvegjezit Solskjaer, drejtuesit e klubit kanë nisur të mendojnë për përforcimet e mundshme të sezonit që vjen dhe Kutinjo është një nga emrat që përfliten në korridoret e klubit. 

Për shërbimet e tij Barcelona pagoi 135 milionë euro te Liverpuli por vështirë se do të jetë në gjendje që të marrë të njëjtë shumë për brazilianin, që tashmë nuk është në formën e tij më të mirë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *