Vendosni fjalën kyçe....

Spitali ‘Shefqet Ndroqi’ i përgjigjet PD-së: Kemi çdo medikament, na lini të punojmë



Spitali Universitar “Shefqet Ndroqi” ose “Covid 2” ka reaguar pas denoncimeve të Partisë Demokratike, se nuk ka medikamente për pacientët me Covid-19.

Përmes një njoftimi, spitali Covid2 thotë se nuk i mungon asnjë medikament apo trajtim dhe i fton politikanët t’i lejojnë mjekët të bëjnë punën e tyre.

“Në përgjigje të reagimit të Partisë Demokratike, Spitali Universitar ‘Shefqet Ndroqi’ informon qytetarët se nuk mungon asnjë medikament apo trajtim për pacientët e shtruar që përdoret në protokollet e përcaktuara të mjekimit në spitalin tonë. Spitali Covid2 ‘Shefqet Ndroqi’ ka marrë të gjitha masat e nevojshme për t’u kujdesur për të gjithë pacientët, me terapitë e plota të mjekimit. Në të njëjtën kohë ftojmë politikanët të na lejojnë të bëjmë punën tonë për t’u shërbyer pacientëve të prekur nga Covid19 ditë e natë, pa ndërprerje, me përkushtim dhe profesionalizëm”, shkruhet në reagimin e spitalit.

Mbrëmjen e kaluar, përmes një postimi në Facebook, ish-deputeti Bardh Spahia akuzonte qeverinë se ka lënë dy spitalet për Covid, pa medikamentet specifike.

Për më tepër mungesa e ilaçeve bazile si antiviralët vjen në një kohë kur ka 150 të shtruar, ndërsa akuzonte ministrinë e Shëndetësisë se gënjente dhe për numrin e pacientëve të shtruar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *