Vendosni fjalën kyçe....

Këlliçi kap mjetin me ushqime e denoncon me emra: Si po i blejnë votat zyrtarët e PS-së në Kombinat e Vaqarr (Video)


Një nga drejtuesit politikë të PD-së në qarkun e Tiranës, Belind Këlliçi, ka denoncuar zyrtarin e njëisë bashkiake të Kombinatit, Armir Rizvani se ditën e djeshme ka shpërndarë para në këmbim të votës në një lokal.

Po kështu ai denoncoi edhe zyrtarë të komunës së Vaqarrit se kanë shpërndarë ndihma në këmbim të votës.

Në videon e publikuar prej tij, Këlliçi thotë se makina është kapur nga banorët e zonës ndërsa brenda saj janë gjetur materiale kompromentuese të zyrtarëve të PS-së.

“Një denoncim qytetar i minutës së fundit, i ardhur përmes kontakteve që ju kemi vendosur në dispozicion. Dje rreth orës 17:00, në bar “Candy” përballë me Njësinë Bashkiake 6 – Kombinat, Armir Rizvani, funksionar në këtë njësi, dhe bashkëpunëtori i tij Qemal Hysa, kanë shpërndarë para në këmbim të votës. Cilido që guxon të blejë të drejtën sovrane të shqiptarëve për të zgjedhur ata vetë fatin e tyre, do përballet me ashpërsinë më të madhe të ligjit! Ju njohim rrënjë e dhëmballë.” – shkruan Këlliçi në denoncimin e tij.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *