Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi publikon pagën e të vëllait e i përgjigjet Ramës: Komento pagën 10 milionë lekë në muaj të babait të Alqi Bllakos


Kryetarja e LSI-së, Kryemadhi, ka reaguar pas akuzave të kryeminsitrit Rama lidhur me vëllain e saj.

Ajo ka publikuar tabelën e pagës së vëllait të saj ndërsa shton se në pagën e publikuar duhen hequr edhe taksat mbi pagën të qeverisë së Ramës.

Kryemadhi shton se ai është punësuar në kompaninë e tij nga kompania zvicerane ndërsa paralajmëron se i vëllai do hedhë në gjyq për shpifje Blendi Gonxhen.

“Kjo është paga e vëllait tim. Dhe mbi këtë pagë ke mbajtur edhe taksën mbi pagën, siç ke taksuar çdo profesionist tjetër të shtresës së mesme, që çdo ditë po pakësohen në vend. Drini Kryemadhi është inxhinier mekanik, i vërtetë, jo si injorantët që ke punësuar në administratë, si fuksa sigurimi.  Drini Kryemadhi ka qenë një ndër inxhinierët, që ka bërë hartimin e Kodit të parë Rrugor për Republikën e Shqipërisë, në vitin 1998. Sot e 20 vjet më vonë, Shqipëria punon me të njëjtin Kod Rrugor të atyre ekspertëve të nderuar. Në punën që ti i permend, ai është punësuar nga kompania Zviceriane, që ti e përzure për t’ja bërë gati një oligarku. Pagat e inxhinierëve janë të larta, pra ai ka marrë 303.709 lekë ose 2450 euro në muaj. Por, ti se llogjikon dot vlerësimin e të aftit, sepse profesionistët e Shqipërisë i degdise rrugëve të Gjermanisë dhe të botës, e në vend të inxhinierëve mekanik ti merr inxhinier sufllaqesh. Më vjen mirë për Drinin. Si inxhinier që është, është shumë racional. Do fitoka dhe një shpërblim tjetër prej shpifjeve të tua dhe të Gonxhes. Komento pagën 10 milionë lekë në muaj të pensionistit, babit të Alqit, që merr te inceneratori. E di vetë ti.” – shkruan Kryemadhi në Facebook.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *