Vendosni fjalën kyçe....

Basha nga Kamza: Audiopërgjimi i Artan Lames fytyra e vërtetë e qeverisë Rama, u merr votat qytetarëve duke i mashtruar


Skandal e ka cilësuar kreu i PD-së Basha audiopërgjimin e publikuar ditën e sotme ku shfaqej kreu i Kadastrës, Artan Lame.

Gjatë fjalës së tij në Kamëz, kryedemokrati tha se Artan Lame me porosi të kryeministrit Rama udhëëzoi punonjësit që t’u premtojnë legalizimin qytetarëve duke i mashtruar.

Basha tha se kjo është qeveria e Ramës në 8 vite që u ka marrë qytetarëve votën me mashtrime.

Ai u bëri thirrje shqiptarëve që më 25 prill të votojnë PD-në për të sjellë ndryshimin në vend.

“Skandal, pas skandali. E dëgjuat se si drejtori i përgjithshëm i Kadastrës me porosi të Edi Ramës udhëzon që të shkojnë derë më derë dhe t’u thonë familjeve që do t’u japin legalizimet, por në fakt ne nuk do ua bëjmë por s’mund tua themi tani. Ky është një akt kriminal sepse në ato shtëpi që do t’i prishë pas 25 prillit është sakrifica e jetës, e fëmijëve, e bijave dhe bijve tuaj në emigracion. Premton legalizim kur në fakt qëllimi është tua prishë pas zgjedhjeve vetëm që tua marrë votën me mashtrim. Ky është Edi Rama i 8 viteve. Dëgjojeni siç e dëgjoi gjithë Shqipëria sot. Kjo është politika që shkatërroi vendin për 8 vite me radhë. Le ta marrë përgjigjen nga Kamza, Paskuqani, Zallherri dhe gjithë Shqipëria. Më 25 prill do ta largojmë duke votuar numrin 9. Për të gjithë ata që duan ta gëzojnë pronën e tyre votoni më 25 ndryshimin, votoni numrin 9.” – tha ndër të tjera Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *