Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Pas pak orësh vijnë 208 mijë vaksina të reja në Rinas


Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se sot në Rinas do të mbërrijnë edhe 208 mijë vaksina të tjera.

Ai shprehet në një postim në rrjetet sociale se vaksinat mbërrijnë pas pak orësh, por nuk sqaron se cilës kompani i përkasin.

“208 MIJË VAKSINA TË TJERA ZBRESIN PAS PAK ORËSH NË RINAS”– shkruan Rama.

Mbrëmjen e kaluar në Rinas, mbërritën 50 mijë doza të vaksinës AstraZeneca. Sipas ministres së Shëndetësisë, bashkë me to u arritën 400 mijë vaksina deri tani.

Ndërsa për këtë të hënë ajo kishte lajmëruar se priteshin edhe mbi 200 mijë doza të tjera.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *