Vendosni fjalën kyçe....

Plagosja në Kavajë, autori i i dyshuar i dënuar në Itali për vrasje


Ndriçim Jonuzi

Ndriçim Jonuzi, është personi i shpallur në kërkim pasi akuzohet si autor i dyshyar për plagosjen e sekretarit të PD-së në Kavajë, Bledar Okshtuni.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e sotme në Kavajë, ndërkohë që autori i dyshuar së bashku me dy persona të tjerë janë në kërkim.

Në vitin 2014, Jonuzi u arrestua për llogari të autoriteteve italiane për vrasje.

Pas 7 vite nga arrestimi i tij, Jonuzi i cili mban edhe mbiemrin Tahiri përdori armën dhe në vigjilje të zgjedhjeve plagosi një zyrtar lokal të PD-së në Kavajë.

Në shoqërinë e dy personave, të identifikuar si Markel Shtylla dhe Dorian Troplini, Jonuzi në zyrat e Partisë Demokratike dhe plagosi sekretarin Bledar Okshtuni. Ky i fundit mbeti i plagosur në këmbë, dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja dërgoi në Kavajë me urgjencë kreun e PD-së i cili bëri thirrje që përgjigjja ndaj kësaj ngjarjeje të bëhet në kutinë e votimit ditën e djelë.

Edhe Kryeministri Edi Rama reagoi për ngjarjen i cili kërkoi që të arrestohet menjëherë autori ndërsa kërkoi nga kryedemokrati Basha që të bashkohen për drejtësi./Hashtag.al