Vendosni fjalën kyçe....

Dhjetëfishohet barra e interesit të borxhit publik të Gjermanisë, ministri: Nga 4 miliardë euro në vitin 2021 ka shkuar në 40 miliardë


Barra e interesit ndaj borxhit publik të Gjermanisë është rritur nga 4 miliardë euro në vitin 2021 në 40 miliardë euro aktualisht, zbuloi të hënën ministri gjerman i Financave, Christian Lindner.

“Këto janë paratë që nuk do të mjaftojnë për qëllime të tjera në të ardhmen: arsim, dixhitalizim dhe investime në mbrojtjen e klimës. Kështu, ka kuptim ekonomik të frenohet rritja e borxhit”, shkroi ai në Twitter.

Në të njëjtën kohë, ministri vuri në dukje se Gjermania do vazhdojë të forcojë sigurinë e saj energjetike, të rrisë ndihmën për Ukrainën dhe të forcojë forcat e armatosura kombëtare.

Borxhi publik i Gjermanisë tejkalon 2.3 trilionë euro dhe, sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar, është 68.3% e PBB-së së vendit.

Javën e kaluar, Lindner tha në një intervistë për portalin e lajmeve T-Online se rritja e borxhit ishte për shkak të masave emergjente gjatë pandemisë Covid-19 dhe krizës energjetike. Në këtë drejtim, ai këmbënguli se qeveria duhet të kufizojë shpenzimet e saj dhe për këtë arsye shteti nuk do jetë në gjendje të zgjidhë problemet e tanishme ekonomike si rënia e pasurisë.

Ekonomia më e madhe e BE-së ka qenë duke luftuar për të përballuar kostot në rritje të energjisë. Sipas Agjencisë Federale të Financave, emetimi i përgjithshëm i borxhit federal do rritet në rreth 539 miliardë euro, duke dërguar kostot e shërbimit në 42.2 miliardë euro nga 15.3 miliardë euro.