Vendosni fjalën kyçe....

Meta sot në Konferencë të Jashtëzakonshme, zëdhënësi: Prezanton pyetje për SPAK-un, Ramën dhe aparatin e FUKS-SHTETIT


Presidenti i vendit Ilir Meta do të dalë sot në orën 12:45 në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp.

Zëdhënësi i Metës, Tedi Blushi ka sqaruar përmes një postimi në rrjetet sociale se kjo konferencë lidhet me debatin e patronazhistëve të PS-së.

Sipas Blushit, presidenti sot do të prezantojë pyetje shumë të qarta për SPAK-un, kryeministrin Rama dhe aparatin e asaj që e quan ”FUKS-SHTETI”.

“Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta i fton të gjithë qytetarët e survejuar dhe trupin diplomatik në Tiranë, në veçanti Misionin Vëzhgues të OSBE-ODIHR, ta ndjekin LIVE në ora 12:45 në një konferencë të jashtëzakonshme për mediat, ku do të prezantojë pyetje shumë të qarta për SPAK, për Kryeministrin në largim dhe për aparatin e FUKS-SHTETIT.

Transmetim LIVE edhe në faqen zyrtare të Presidentit Meta në Facebook.”- shkruan zëdhënësi i Metës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *