Vendosni fjalën kyçe....

“U bëra anëtar i PS-së se besoja tek Rama”- Socialisti nxjerr teserën e partisë dhe e pret me gërshërë në takimin me Alibeajn


Kandidatët e PD-së për deputetë Enkelejd Alibeaj dhe Agron Kapllanaj kanë zhvilluar një takim me banorët në Hekal të Mallakastrës.

Në këtë takim ata u ndeshën me një mbështetës dhe anëtar të PS-së që ishte i zhgënjyer me qeverisjen aktuale të Edi Ramës.

“U bëra anëtar i PS-së se besoja se Edi Rama do të bënte pune të mira. Unë merrem me ndërtim, nga koha e Sali Berishës, kur kisha edhe 200 mijë lekë në xhep në ditë, tani jetoj me pension, fëmijët më kanë ikur, se nuk ia dilnin. Gëzimi ka një teserë këtu që do ta grisë përpara jush se nuk e dua.”- tha qytetari Gëzim Hoxha.

Ai nxorri nga portofoli teserën e PS-së dhe e preu atë me gërshërët që i kishte marrë me vete dhe u bëri thirrje socialistëve të tjerë të bënin të njëjtën gjë.

Kandidati Agron Kapllanaj tha se bashkimi i socialistëve si Gëzimi me PD-në është vendimi i u duhur për t’i mbyllur derën dështimit që po troket për herë të tretë në derën e çdo familjeje.

Mesazhe të ngjashme ndau edhe drejtuesi i qarkut të Fierit, Enkelejd Akibeaj.

“Përkundër ndasive që Edi Rama ka bërë që të përçajë shqiptarët, besoj se të bashkuar me dhimbsurinë për njëri-tjetrin me dashurinë për të vegjlit, me dëshirën për të rikthyer dhe rimbledhur familjen shqiptarë të shëprndarë nëpër botë, kjo është sifda që kemi të gjithë dhe do ta bëjmë të gjithë bashkë në 25 prill, të votojmë për familjen tonë për të ardhmen.”– tha Enkelejd Alibeaj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *