Vendosni fjalën kyçe....

Alfred Rushaj: Do të shtyjmë përpara prioritetet tona, vota preferenciale e përfshirë tek propozimet


Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Alfred Rushaj ka dalë sot në një komunikim për mediat nga selia blu, ku ka folur për propozimet e opozitës për amendimet në Kushtetutë dhe axhendën që opozita po kërkon të shtyjë përpara.

Gjatë fjalës së tij, Rushaj tha se vota preferenciale është e përfshirë tek propozimet e opozitës.

 “Ndryshimet që janë depozituar kanë të bëjnë me një ligj themeltar të kushtetutës që përmblidhen në një mbledhje të përbashkët të Komisionit të Legjislacionit dhe të Ligjeve.  Axhenda jonë është e pavarur nga ajo e PS-së, ne mendojmë që duhet të shtyjmë përpara prioritetet e shqiptarëve, natyrisht dhe të opozitës shqiptare.

Prioritetet tona kanë të bëjnë me votën e lirë dhe reformën zgjedhore, reformën territoriale dhe natyrisht dhe me korrupsionin si edhe pastërtinë e figurës së politikanit shqiptar. Kjo është axhenda jonë dhe këtë do të shtyjmë përpara.

Tek propozimi jonë vota preferenciale është e përfshirë. Natyrisht që të gjitha gjërat teknike do dhet të detajohen. Ndryshime të kushtëzuara nga Gjykata Kushtetuese janë subjekt diskutimi.

Kemi propozuar gjithashtu krijimin e Komisionit me përfshirjen e të gjitha palëve, për të diskutuar çështjen zgjedhore dhe për të dalë përfundimisht në një produkt që do përfshihet në Kodin Zgjedhor.”- tha Rushaj.