Vendosni fjalën kyçe....

Britania ofron 5 mijë paund për t’u riinfektuar me COVID-19 si pjesë e një studimi


Britania e Madhe ofron 5 mijë paund për personat që janë nën 30 vjeç, që e kanë kaluar COVID-in dhe pranojnë të riinfektohen si pjesë e një studimi.

Gazeta Metro shkruan se të gjithë pjesëmarrësit në këtë studim, të moshave 18-30-vjeç, do të ri-infektohen në një mjedis të sigurt dhe të kontrolluar. Ata do të futen në karantinë për 17 ditë ndërsa për ta do të kujdesen studiuesit në një spital derisa të shërohen nga infeksioni.

Qëllimi i këtij studimi, është që të zbulohet se si reagon sistemi imunitar, kur infektohet për herë të dytë me virusin. Studimi do të bëhet nga Universiteti i Okskfordit.

Këto lloj studimesh, të konsideruar si “sfida njerëzore”, janë përdorur edhe më herët për trajtime të mëtejshme të sëmundjeve infektive, si malaria, tuberkulozi, kolera, gripi.

Profesoresha Helen McShane, e cila do të kryesojë studimin, është shprehur: “Studimet sfiduese tregojnë gjëra që studimet e tjera nuk munden, sepse, ndryshe nga infeksioni natyror, ajo është më e lehtë menaxhueshme. Kur riinfektohen këta vullnetarë, ne e dimë me saktësi se si ka reaguar sistemi i tyre imunitar gjatë infeksionit të parë COVID, pasi të njëjtën gjë, pritet të bëjë edhe kur infektohet për herë të dytë”.

McShane shton:”kjo mund të na ndihmojë të hartojmë teste që mund të parashikojnë me saktësi nëse njerëzit janë të mbrojtur.”