Vendosni fjalën kyçe....

Zhgënjyese autobiografia e Hunter Bidenit, shet vetëm 10 mijë kopje pavarësisht publicitetit të madh


Libri i ri i Hunter Biden me titullin “Beautiful Things”, ka pësuar zhgënjim që në javën e parë të botimit, duke shitur pak më shumë se 10 mijë kopje pavarësisht promovimit të madh që i ka bërë.

Autobiografia e djalit të presidentit, jep në 272 faqe detaje nga jeta e tij dhe varësinë e tij ndaj alkolit dhe drogës. Ajo zbulon demonët që gati e shkatërruan Hunter-in dhe pothuajse prishën fushatën presidenciale të babait të tij si dhe mënyrën si e përballoi vdekjen e vëllait të tij Beau.

Por sipas Daily Mail, shiti vetëm 10.638 kopje. Për krahasim, autobiografia e vitit 2018 e Michelle Obama shiti plot 1.4 milion kopje që në javën e saj të parë.

Hunter Biden në përpjekje për të reklamuar librin e tij u shfaq në një shfaqje në BBC, në emisionin e Jimmy Kimmel në ABC dhe në dy intervista të ndryshme në CBS News, por mesa duket interesi i lexuesve nuk ka qenë aq i madh, të paktën në këtë javë të parë.

Në vitin 2013 ndërsa ishte në një pushim familjar në Michigan, Hunter tregon se vëllai i tij Beau kishte përjetuar një sulm të tmerrshëm të ngjashëm me filmin ‘The Exorcist’.

Mjekët i dhanë atij vetëm një shans 1% për të mbijetuar, e përsëri ai vendosi të bënte terapinë e rrezatimit që e la atë aq të dobët saqë nuk ishte në gjendje të dilte as në banjë vetë.

Hunter shkruan: “Nëse do ta përjetoja përsëri, nuk do të kisha pranuar kurrë që Beau të kalonte përmes rrezatimit. Duke pasur parasysh shanset e tij për të shpëtuar, dhimbjen dhe deficitet që ajo shkaktoi, ishte pothuajse barbare”.

Beau humbi betejën e tij ndaj kancerit më 30 maj 2015, më pak se dy vjet pasi u diagnostikua. Hunter shkruan se “pasi Beau vdiq, unë kurrë nuk isha ndjerë aq vetëm më parë. Humba shpresën.”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *