Vendosni fjalën kyçe....

Ministrja Balluku pas uljes së avionit: Nga 17 qershori aeroporti do jetë i përdorshëm për të gjitha kompanitë



Kreu i qeverisë Rama ka zbritur bashkë me udhëtarët e tjerë nga avioni ‘Air Albania’ në fluturimin e parë në aeroportin e Kukësit.

Ministrja e Infrastrukturës deklaroi se nga 17 qershori aeroporti do jetë krejtësisht funksional.

o kështu Balluku falëndëroi kryeministrin duke thënë se ai e mban fjalën dhe di të bëjë punën. Ajo shtoi se aeroporti do sjellë një zhvillim të madh për zonën e Kukësit si dhe mbarë vendin.

“Ka qenë një punë intensive, pasi unë vij nga bota e aviacionit. Ju nuk keni asnjë dyshim se aeroporti është atje dhe nuk është 3D. Ju nuk keni asnjë dyshim që Edi Rama di të bëjë punën dhe mban fjalën. Sigurisht në aviacion ka rregulla. Rregullore europiane dhe mbarëkombëtare, të cilat ne i respektojmë. Duke nisur nga sot në këtë aeroport do të nisin të gjitha testet me kompanitë ajrore. Do të nisin nga puna për të lidhur kontrata, për të naviguar procedurat dhe për ta bërë këtë aeroport sa më tërheqës për të gjithë zonën. Kukësi do të kthehet në një pikë të re zhvillimi në Shqipëri. Dhe kjo do të bëhet sipas rregullave dhe ligjeve në fuqi në datë 17 qershor aeroporti i Kukësit do të jetë totalisht i përdorshëm nga të gjitha kompanitë. Ky është një aeroport operacional dhe nga ky moment i lihet në dorë koncesionarit që do të lidhë marrëveshje me kompanitë ajrore që nuk janë të pakta. Që këtu do të fluturohet drejt Zvicrës, do të jetë gjeneza e një historie të re.” – tha Balluku.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *