Vendosni fjalën kyçe....

Tragjedi në Elbasan, humbin jetën në aksident 4 persona


4 persona kanë humbur në një aksident automobilistik që ka ndodhur në Elbasan rreth orës 15:00 të ditës së sotme.

Mësohet se 3 makina janë përplasur me njëra-tjetrën në rrugën Elbasan-Peqin pranë fshatit Papër.

Përveç 4 viktimave janë lënduar edhe 2 persona të cilët janë dërguar në spital për trajtim mjekësor ku janë në gjendje të rëndë por jashtë rrezikut për jetën.

Dyshohet se shkak i aksidentit është bërë shpejtësia tej normave, lagështira në rrugë dhe manovra e gabuar e njërit prej drejtuesve të mjeteve të përfshira në aksident.

Njëri nga mjetet ka kapërcyer barrierat mbrojtëse dhe ka dalë jashtë rrugës ndërsa dy mjetet e tjera kanë mbetur në rrugë.

Njëra nga viktimat mësohet se është një vajzë 25-vjeçare ndërsa identiteti i viktimave dhe të plagosurve nuk dihet ende. Për shkak të dëmtimeve të mëdha të mjeteve, për nxjerrjen e trupave është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve.

Informacion paraprak

Më datë 23.09.2019, në aksin rrugor Elbasan- Paperr, ka ndodhur nje aksident rrugor ku janë përplasur tre automjete, mjeti me drejtues shtetasin G.K, mjeti me drejtues shtetasin O.Sh dhe mjeti me drejtues shtetasin E.R.

Për pasojë katër shtetas kanë humbur jetën të cilët ishin pasagjerë në mjetin që drejtohej nga shtetasi G.K. Ndërsa dy të tjerë janë jashtë rrezikut për jetën të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po kryen veprimet për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

/Hashtag.al

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *