Vendosni fjalën kyçe....

Cili nga ju nuk e pranon lehtësisht humbjen? Si përgjigjen Basha dhe gruaja e tij


Kryedemokrati Lulzim Basha dhe bashkëshortja e tij Aurela, dhanë sot një intervistë të rrallë, ku për herë të parë u shfaqën krah njëri-tjetrit në një program televiziv.

Në Programin “Gjysma Ime”, pjesë e “E Diela Shqiptare”, moderatori Ardit Gjebrea u bëri pyetje ngacmuese që publiku të njihte më shumë nga jeta private por dhe nga karakteri i të dyve.

Madje në një pjesë të intervistës, ai u bëri një lojë pyetjesh ku secili duhej të përgjigjej me ndihmën e një tabele, se cili nga ata të dy i përshtatej pyetjes së tij. Pra cilit i ngrihen më shpejt nervat, cili e pranon më lehtë humbjen, cili bën më shumë opozitë në familje, e të tjera si këto.

Këtu zbuluam se zonja Aurela, është ajo që i ngrihen më shpejt nervat nga të dy, ajo që nuk e pranon lehtësisht humbjen dhe ajo që kërcen më mirë.

Ndërkohë Luli është ai që i telefonon më shpesh vjehrrit, ai që e përkëdhel më shumë tjetrin dhe ai që gatuan më mirë.

Pyetjet dhe përgjigjet e Lojës:

Kush i thotë më shumë njëri-tjetrit “Kujdes”?

Basha thotë Aurela, por ajo beson se është i shoqi ai që thotë më shumë “Kujdes”.

Kush nga ju nuk e pranon lehtësisht humbjen?

Të dy nxjerrin tabelën që mban emrin e Aurelës.

Kush është opozita në familjen tuaj?

Këtu Basha nuk mjaftohet vetëm me një nxjerr tabele, por kërkon një sqarim: “Opozita? Çfarë opozite? Unë them që një nga gjërat për të cilat unë them se ndihem më shumë i bekuar, shpresoj se edhe ime shoqe është se ne i bëjmë opozitë jashtëzakonsisht efektive njëri-tjetrit. Rrahja e mendimit, s’bëhet fjalë këtu vetëm për çështje politike, besoj se jemi mjeshtra të dy.”

Kush i krijon Aleancat në familje, me fëmijët dhe prindërit tuaj?

Të dy zgjedhin: “Aurela”

Po me prindërit, me vjehrrin dhe vjehrrës?

Këtu të dy thonë: “Unë”.

Kush i thotë tjetrit më shumë: Po si nuk ndryshove njëherë?

Përsëri Aurela.

Kush i merr më shumë vjehrrit në telefon?

Të dy pranojnë se ai është Basha.

Kur jeni larg, kush e ndjen më shumë mungesën e tjetrit?

Dhe këtu të dy përgjigjen: “Unë”.

Dhe kush e përkëdhel më shumë tjetrin?

Këtu Basha thotë “Unë” dhe Aurela thotë “Luli”.

Kush nuk duron dot dhe i ngrihen nervat më shpejt?

Mesa duket ajo është Aurela.

Por kush zbutet më shpejt pas zënkës?

Të dy nxjerrin tabelën që mban të shkruar “Unë”.

Kush është më llupës nga ju të dy?

Asnjëri nuk ngren tabelë dhe zonja Aurela sqaron:”Nuk jemi ne llupësa”. Basha vazhdon: Në kuptimin e konsumit asnjëri prej nesh nuk shquhet për sasi. Por kush han më pak, Aurela.

Kush gatuan më mirë nga ju të dy?

Dhe të dy thonë se është Luli ai që gatuan më mirë.

Kush e mban kupën e humorit në familje nga ju të dy?

Këtu asnjëri nuk zgjedh veten.

Po të kërcimit?

Të dy shprehen se Aurela kërcen më mirë.

Kush thotë “vajzat janë kopja ime”?

Basha këtu përgjigjet më gjatë: “Aaa e kemi ndarë këtë punë. E madhja është kopja ime, e vogla është kopja e kësaj.

Dhe pyetja e fundit, kush e ka dashur gjithmonë një djalë?

E këtu Basha shprehet: “Të dy, por unë do isha i lumtur edhe me një vajzë të tretë. Madje me eksperiencën e familjeve tona, jemi shumë mbrapa.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *