Vendosni fjalën kyçe....

Mbërrijnë në Rinas 50 mijë doza të vaksinës AstraZeneca


50 mijë doza të vaksinës AstraZeneca kanë mbërritur mbëmjen e sotme në aeroportin e Rinasit.

Sipas ministres së Shëndetësisë, bashkë me vaksinat e mbërritura ditën e djeshme bëhet fjalë për mbi 400 mijë vaksina të mbërritura në vend deri tani.

Ndërsa nga e nesërmja, tha Manasitrliu, priten mbi 200 mijë doza të tjera.

“Bashkë me vaksinat e ardhura dje, janë mbi 400 mijë vaksina që kanë ardhur në Shqipëri. Nga nesër, presim mbi 200 mijë doza vaksine, do vazhdojmë me vaksinimin intensiv. Do shtrihemi edhe tek punonjësit e transportit publik, duke nisur nga punonjësit e transportit ajror. Situata paraqitet e kontrolluar dhe duhet të kemi vigjilencë. Drita në fund të tunelit është më e qartë se kurrë më parë. Falë ndihmës së miqve tanë, do ia dalim të jemi në normalitet”, tha ndër të tjera ministrja nga aeroporti i Rinasit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *