Vendosni fjalën kyçe....

Aksident i rëndë në Kosovë, humbin jetën tre persona


Tre persona kanë humbur jetën pas një aksidenti të rëndë rrugor në Gjakovë.

Ngjarja ka ndodhur mëngiesin e sotëm në fshatin Raçë, ku një mjet ka dalë nga rruga.

Sipas policisë së Kosovës të tre personat që ndodheshin brenda mjetit nuk kishin shenja jete, shkruan Lajmi.

“Ju njoftojme se sot rreth ores 07:40 policia është per një aksident ne Fshatin Raçë .Patrullat policore kane dalur ne vendin e ngjarjes ku kane verejtur se brenda veturës e cila kishte dalur jashte rruges kane qenë 3 persona. Ne vendin e ngjarjes kane dalur ambulanta , zjarrëfiksat , njësia e trafikut si dhe prokurori kujdestar.Nga ana e personelit mjeksorë ne vendin e ngjarjes eshte konstatuar se personat qe gjindeshin brenda veturës ishin pa shenja jete. Ju mbajmë te informuar.” – thuhet në njoftimin e policisë së Gjakovës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *