Vendosni fjalën kyçe....

Tensionet me Ukrainën, Rusia paralajmëron NATO-n


Dy divizione të ushtrisë së bashku me tre njësi ajrore, janë gati të veprojnë në rast se tensionet me Perëndimin përshkallëzohen në luftime të plota, njoftoi Moska të martën pas një inspektimi të befasishëm të trupave.

Pasi bëri një vizitë te ushtarët, Ministri i Mbrojtjes Sergej Shoigu u tha gazetarëve se personeli plotësonte standardet e kërkuara për situatën.

“Trupat kanë treguar gatishmëri të plotë dhe aftësi për të përmbushur detyrat e sigurimit të sigurisë ushtarake të vendit. Aktualisht këto formacione janë të angazhuara në stërvitje.” – tha ai.

Shoigu tha se rishpërndarjet kishin ndodhur ‘në përgjigje të veprimtarisë ushtarake të aleancës që kërcënon Rusinë’.

Masa vjen në mes të përshkallëzimit të tensionit me bllokun e NATO-s të udhëhequr nga SHBA dhe pas luftimeve të përgjakshme në Ukrainën lindore midis forcave të Kievit dhe dy republikave të shkëputura.

Shoigu shtoi se ‘trupat e Uashingtonit po transferohen nga pjesët kontinentale të Amerikës së Veriut përtej Atlantikut në Evropë dhe këto trupa po lëvizin nëpër Evropë në kufijtë rusë. Forcat kryesore janë përqendruar në Detin e Zi dhe rajonin Baltik’.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *