Vendosni fjalën kyçe....

Qindra italianë qëllojnë me gurë e fishekzjarre policinë në Romë, protestë kundër kufizimeve Covid-19 (Video)


Qindra protestues kanë udhëtuar drejt Romës nga e gjithë Italia për të shfryrë tërbimin e tyre ndaj kryeministrit Mario Draghi dhe masave të rrepta të qeverisë së tij Covid-19, të cilat po e bëjnë jetën të vështirë për bizneset e vogla si restorantet.

Të paktën një protestues u plagos ndërsa një turmë prej 500 vetash u mblodh të hënën, disa prej të cilëve hodhën gurë dhe shishe drejt policisë, ndërsa të tjerët lëshuan fishekzjarre, njoftoi gazeta romane ‘Il Messaggero’.

Personat thërrisnin ‘liri’ dhe ‘ne duam të punojmë’, ndërsa turma u nis drejt zyrës së Draghi-t, ku protestuesit u përballën me forcat e ndërhyrjes së shpejtë.

Rreth 130  furgonë të mbushur me njerëz nga e gjithë Italia mbërritën në protestë.

Edhe pse pati tensione, protesta ishte më pak e dhunshme sesa një demonstratë tjetër në Romë javën e kaluar, ku pati policë të plagosur.

Shumë pronarë të bizneseve italiane janë të zemëruar me masat e qeverisë lidhur me pandeminë Covid-19, me shumicën e zonave të vendit të klasifikuara si ‘portokalli’ ose ‘e kuqe’, që do të thotë që baret e restorantet duhet të qëndrojnë të mbyllura.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *