Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Presidenti bullgar më tha se nuk ka gjë me Shqipërinë, duhet të ndahemi nga Shkupi për negociatat


Presidenti Ilir Meta këmbëngul që Shqipëria duhet të ndahet nga Maqedonia në procesin e integrimit në BE, pasi Sofja me veton që ka vendosur kundër Shkupit po bllokon edhe Tiranën.

Meta theksoi se Presidenti bullgar i ka thënë se nuk ka gjë me Shqipërinë, por vetëm me Shkupin.

Kam folur me presidentin aktual të Bullgarisë më ka marrë në telefon dhe më ka thënë nuk kemi gjë me ju, e kemi me këta.

Bullgaria ka një problem me Maqedoninë dhe bën presion dhe unë nuk jam dakord. Ne jemi vonuar kaq shumë nëse Bullgaria nuk e heq, ne të ecim përpara. Ne kemi mbetur kaq mbrapa sa është një situatë mjaft alarmante” deklaroi Meta në emisionin “Log.”.