Vendosni fjalën kyçe....

Plagoset me thikë 60-vjeçari në Gjirokastër


Një person është plagosur me thikë në Gjirokastër.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen Pazari i Vjetër ku 57-vjeçari me iniciale A.N., ka goditur me thikë 60-vjeçarin me iniciale I.R., pas një konflikti të casstit, sipas policisë.

I lënduari është dërguar në spitalin e qytetit ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën ndërsa autori i dyshuar është shoqëruar në polici.

Njoftimi

“Rreth orës 13:10, në lagjen “Pazari i Vjetër”, Gjirokastër, pas një konflikti të çastit, shtetasi A. N., 57 vjeç, banues në Gjirokastër, ka goditur me mjet të mprehtë shtetasin I. R., rreth 60 vjeç, banues në Gjirokastër, i cili u transportua për në Spitalin Rajonal Gjirokastër, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Menjëherë në vendngjarje shkuan shërbimet e Policisë dhe bënë të mundur kapjen e autorit, të cilin po e shoqërojnë për në ambientet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër, për të vijuar me procedurat e mëtejshme. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *