Një makinë është përplasur me shtyllën në zonën e Lundrës në kryeqytet.
Për pasojë është rrëzuar shtylla elektrike e cila ka lënë pa energji disa zona për rreth saj.
“Për shkak të një defekti në një nga fiderat e NST Farkë, si pasojë e këputjes së përcjellësave nga përplasja e një mjeti me shtyllën, kanë mbetur pa energji pjesërisht zona e Lundrës, Dajias Gurrë e madh, Gurrë e vogël. Grupet e avarisë së OSSH janë në terren e po punojnë për riparimin sa me shpejt të defektit”-thuhet në njoftim.