Vendosni fjalën kyçe....

Belgjika vendos ekstradimin e liderit katalanas në Spanjë


Prokuroria belge ka rënë dakord të ekstradojë ish-presidentin e qeverisë Katalanase, Carles Puigdemont, në Spanjë, njoftoi të martën avokati i tij, duke shtuar, megjithatë, se seanca përfundimtare për urdhrin e lëshuar së fundmi është shtyrë dhe do të zhvillohet në 16 dhjetor.

Politikani po jeton në mërgim në kryeqytetin belg, Bruksel, pasi atij iu desh të linte Spanjën menjëherë pas referendumit të pavarësisë së Katalonjës që u mbajt në tetor 2017.

Madridi e quajti votimin të paligjshëm dhe shpërndau parlamentin katalanas si përgjigje, duke imponuar sundim të drejtpërdrejtë mbi rajonin.

Në fillim të këtij muaji, tubimet masive tronditën Spanjën në përvjetorin e dytë të kërkesës së dështuar të katalanasve për pavarësi, duke rezultuar në përleshje të dhunshme dhe qindra të plagosur e më shumë se 200 të arrestuar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *