Vendosni fjalën kyçe....

“Lejo garë të ndershme, dil e përballu në zgjedhje” – Salianji sfidon Berishën


Ervin Salianji ka sfiduar kreun e PD-së Berisha që të përballet në garë në zgjedhjet për kreun e selisë blu.

Ai është mbrëmjen e sotme në Kukës ku është takuar me demokratët e këtij qyteti.

Salianji i bëri thirrje kryedemokratit që të lejojë garë të hapur më 23 maj.

“Kemi nga viti 2013 që me të njëjtët drejtues po humbim në çdo palë zgjedhje sepse nuk duan të heqin karriget e veta, me ne demokratët u ka hasur sharra në gozhdë sepse nuk po u ecin më mashtrimet. A i vjen turpi atyre që në këtë mënyrë të gënjejnë çdo ditë shqiptarët. Kam një thirrje të sinqertë për drejtuesit dhe zotin Berisha, dil dhe përballu në garë. Jepi mundësinë demokratëve të shprehen e votojnë. Shqiptarët kanë kuptuar një gjë, që të mundet autoritarizmi i qeverisë, duhet të mundet autokratët e opozitës, nuk mund ta lënë që PD të shkatërrohet.” – tha Salianji.