Vendosni fjalën kyçe....

A po përdor PS të dhënat personale në databazën e E-albania? SPAK nis hetimet


Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimet në lidhje me përdorimin e të dhënave personale të përdorura nga Partia Socialiste për zgjedhjet e 25 prillit.

Ky hetim vjen një ditë pas publikimit në disa medie mbi databazën e portalit E-Albania, që  und të përdorej nga PS-ja.

Sipas televizionit “News 24”, kreu i SPAK-ut Arben Kraja theksoi se po bëhen verifikime: “Po bëjmë verifikime, por nuk ka ende denoncime”.

SPAK do të marrë një kopje të të dhënave të e-albania në kryeministri, për të verifikuar nëse janë të njëjta me ato që u publikuan në media.

Lapsi.al publikoi një ditë më parë të dhëna nga kjo databazë ku janë të përfshira të dhëna konfidenciale të 910 mijë votuesve të Tiranës. Dokumenti përmban të dhënat personale të secilit: si numrat e telefonit, numrin e kartës së identitetit, numrin e qendrës së votimit, vendin e punës për shumicën e të regjistruarve dhe një përshkrim të përkatësisë politike për secilin prej qytetarëve të Tiranës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *