Vendosni fjalën kyçe....

Të dyshuar për disa vjedhje, arrestohet një 35 vjeçar në Elbasan, shpallet në kërkim një tjetër


Një person është arrestuar ditën e sotme në Cërrik dhe një tjetër është shpallur në kërkim, me akuzat për një seri vjedhjesh.

Policia njofton se në pranga ka rënë një 35-vjeçar me inicialet E.U., dhe është shpallur në kërkim D. K., 32 vjeç, të dy banues në Elbasan.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohen se ditën e djeshme, në fshatin Floq, Cërrik, kanë vjedhur disa vegla pune në magazinën në pronësi të shtetasit E. R. Po ditën e djeshme, në fshatin Trunxh, Cërrik, këta shtetas dyshohen se kanë tentuar të vjedhin në banesën e shtetasit K. K.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *