Vendosni fjalën kyçe....

“Do sekuestrojmë pasurinë e maskarenjve që i nxinë faqen vendit këto 30 vjet” – Balla


Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Balla, ka mbrojtur paketën e emërtuar anti-KÇK.

Gjatë fjalës në Kuvend u shpreh me tone të forta duke thënë se pasuria e maskarenjve që vijnë nga bota e krimit dhe i kanë nxirë faqen Shqipërisë këto 30 vite do sekuestrohen.

‘Fokusi i Kuvendit duhet të jetë te çështjet e përditshme. Padyshim dhe unë nuk dua që t’i ndajmë temës së ditës, pasi pash deputetë të caktuar të opozitës kishin rezerva, apo mosdakordësi lidhur me paketën ‘Anti-KÇK’, për verifikimin e pasurive të vëna nga gupet kriminale, apo dhe nga veprimtaritë terroriste. Edhe pse këta maskarenj që vijnë nga bota e krimit të organizuar i nxinë faqen këtij vendi për 30 vite. Kjo pasuri duhet të sekuestrohet dhe të konfiskohet dhe këto para të shkojnë j vetëm në të mirë të të ardhurave për Policinë e Shtetit, por dhe në buxhetin e rindërtimit për familjet që sot janë pa shtëpi pas tërmeteve.’ – tha Balla.

Më tej ai ftoi deputetët e opozitës parlamentare që të miratojnë aktet e ligjit të ri duke thënë se duhet t’u nxihet jeta atyre që bëjnë të fortin në lagje dhe që kanë pasuri që nuk mund ta justifikojnë.

‘Ne duhet t’ja nximë jetën të gjithë atyre që bëjnë të fortin në lagje dhe komunitete dhe që me paratë e ardhura nga bota e krimit kanë ndërtuar dhe kanë pasuri që nuk justifikojnë. Nuk është se po shpikim ne rrotën në këtë qasje, por është model që e kanë bërë dhe vende të tjera. Ne i kemi ligjet. Ka lloj-lloj krimineli që kanë shkuar në burg dhe s’janë verifikuar. Je arrestuar për drogë, ke bërë burgun për drogë, pasurinë ta gëzosh. Më thoni se në cilën vend të botës nuk të verifikohet pasuria.’, shtoi Balla.