Vendosni fjalën kyçe....

Irani sfidon SHBA-në, përuron centrifugat e reja të pasurimit të uraniumit


Irani ka nisur centrifugat e reja të pasurimit të uraniumit.

Njoftimi është bërë nga Teherani që më herët informoi Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) në lidhje me planet e tij për të rritur operacionet e pasurimit, pavarësisht nga kufizimet e vendosura nga Plani i Përbashkët i Përgjithshëm i Veprimit 2015 (JCPOA).

Teherani ka filluar centrifuga të reja për pasurimin e uraniumit, njoftoi të shtunën televizioni shtetëror. Presidenti iranian Hassan Rouhani përuroi zyrtarisht kaskadat e 164 centrifugave IR-6 dhe 30 pajisjeve IR-5 në uzinën e pasurimit të uraniumit Natanz të Iranit.

Lajmi vjen pasi nënshkruesit e JCPOA-së u mblodhën në Vjenë për të diskutuar kthimin e mundshëm të Iranit dhe SHBA në marrëveshjen  bërthamore.

Uashingtoni ka shprehur dëshirën e rikthimit në marrëveshjn nga e cila u largua administrata Trump në vitin 2018, por ka vënë në dukje se Teherani duhet të paraqesë ‘kufij të përhershëm dhe të verifikueshëm’ në programin e tij bërthamor.

Irani, megjithatë, theksoi se pala amerikane duhet të heqë të gjitha sanksionet kundër Teheranit përpara se të ketë ndonjë bisedim të mundshëm.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *