Vendosni fjalën kyçe....

140 kg kokainë në konteiner, administratori i kompanisë: Jemi komplet të pambrojtur, sjellim fruta prej 5 vitesh e s’kemi pasur probleme


Një nga administratorët e kompanisë Masabi Fruits, që i përkiste konteineri ku u gjetën 140 kilogramë kokainë ka deklaruar se kanë sjellë fruta prej pesë vitesh nga jashtë dhe nuk kanë pasur kurrë probleme.

Në një deklaratë për News24, Erjon Peti, thotë se ëstë i hapur për çdo gjë për tu ballafaquar me ligjin teksa thekson se ndihen të pambrojtur.

“Nuk e di ça komenti të jap. Unë jam administratori tjetër, Erion Peti. Na njoftuan që kemi kontroll rutinë siç e bëjmë çdo javë. Shkoj djali i dajës tim, vetëm kur morëm vesh që është arrestuar. Nuk po kuptojmë asgjë tjetër. Jemi komplet të pambrojtur. Ne jemi 5 vjet që sjellim fruta nga jashtë vendit. S’kemi pasur asnjë lloj problemi, jemi të hapur për çdo gjë, t’i ballafaqohemi ligjit. Nuk po më kërkon policia po jemi në hetim. Jam kot në këtë hetim, s’kam lidhje fare. Konteinerët e mi skanohen përherë. Nuk qenka punë këtu, s’di çfarë të them. Jam shumë i irrituar.” – tha Peti.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *