Vendosni fjalën kyçe....

Balla-qytetarëve: Nëse ndonjëri mendon se Bardhi apo Kryemadhi e përfaqësojnë më mirë Librazhdin se unë, më thoni se tërhiqem


Kreu i grupit parlamentar i PS-së Taulant Balla, ka zhvilluar një takim me banorët e fshatit Xhyrë në Librazhd.

Gjatë fjalës së tij Balla iu përgjigj kritikave se qeveria e PS-së e ka lënë fshatin pas dore, por deputeti socialist theksoi se ka patur më shumë investime në qytet se sa në fshat për shkak se qyteti ka më shumë banorë, por sipas tij nuk është harruar fshati. Thjesht la të kuptohej se fillimisht qyteti ka patur më shumë përparësi.

“Ne jo gjithmonë na kanë marrë seriozisht në vlerën që ne përfaqësojmë dhe natyrshëm një prej qëllimeve të mia gjithmonë mbetet mbështetja sa më e madhe e rrethit tonë, bashkisë sonë për të garantuar sa më shumë vëmendje të qeverisë.

Edhe unë e di këtë kritikën që shpesh na e bëjnë zonat e fshatit. Na thonë: ‘Po dakord, e vërtëtë është, keni bërë punë, por shumë më shumë punë keni bërë në qytet.’

Tani e vërteta është se qyteti ka 16 mijë banorë, dhe aty jeton një pjesë e madhe e bashkisë. Realisht gati pak më pak se gjysma e popullsisë së bashkisë. Edhe pje një pjesë e kanë pashaportizimin nëpër njësi administrative, por pjesa më e madhe jetojnë aty.

Dhe e vërteta është se angazhimi ynë i parë filloi me procesine  Rilindjes urbane, por pa lënë pas dore edhe zonat rurale. Por punët nuk do ndalen. Punët do vazhdojnë.

Ajo që na ka mbledhur sot për 25 Prillin, nuk është se do zgjedhim kryeplakun e fshatit, as kryetarin e komunës. NE jemi mbledhur sot për të bërë një diskutim se çfarë drejtimi duhet të marrë Shqipëria në 10 vitet e ardhshme, jo 4 vitet e ardhshme. Unë jam shumë krenar që ne kemi arritur si Shqipëri që të kemi një process vaksinimi masiv. Besoj do ju informojnë që prej nesër jemi gati të vazhdojmë mbi 65-vjeç e javën e ardhshme me 60-vjeçarë.”– deklaroi Balla.

Ai u kërkoi banorëve të fshatit Xhyrë që ti thonin nëse mendonin se ndonjë nga kandidatët e forcave të tjera do ta përfaqësonte më mirë Librazhdin, sepse nëse do ishte aty ai do tërhiqej në moment.

“Në këto zgjedhje garojnë nga të gjitha partitë normale, por nëse ndonjëri në Xhyrë mendon se Gaz Bardhi apo Monika Kryemadhi mund ta përfaqësojnë Librazhdin më mirë se unë, ma thoni se tërhiqen që sot.

Por ata nuk kanë asnjë lidhje me ne dhe unë jam një nga ata politikanë që mendojnë që sot secila nga zonat do deputetin e vet, të zonës së vet. Ne na duhet që shteti të jetë shtet dhe fusghata mbaron me 25 Prill, me 26 Prill jemi të gjithë patriot me njëri-tjetrin.”- shtoi Balla.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *