Vendosni fjalën kyçe....

“Je kukull”- Rama pyet Bashën nga Dropulli: Çfarë mendon për bllokimin e aeroportit, pak ditë para stërvitjes më të madhe ushtarake


Nga një takim në Dropull, kryeministri Edi Rama ka pyetur kreun e opozitës Lulzim Basha se çfarë mendon për bllokimin e aeroportit.

Ai e ka quajtur Bashën një “kukull”, pasi më herët kishte fajësuar presidentin Ilir Meta dhe ish-kryeministrin Sali Berisha për situatën e krijuar në aeroportin e Rinasit, që Rama e ka konsideruar një “përpjekje çmendurake për të marrë peng vendin”.

Rama konfirmoi se bllokimi vjen pak javë para stërvitjes më të madhe ushtarake të bërë ndonjëherë në rajon me NATO-n e SHBA-të, dhe se kjo situatë po e kthen Shqipërinë në “lolo”.

“Ajo që ka ndodhur është një kambanë alarmi për të gjithë për të kuptuar atë që unë po e përsëris. Lulzim Basha është një kukull, ku është Lulzim Basha? Çfarë mendon ai për çështjen e aeroportit, çfarë mendon ai për bllokimin e këtij aktiviteti jetik? Çfarë mendon ai për pengmarrjen e kullës së kontrollit ajror të Shqipërisë, vetëm pak javë para stërvitjes ushtarake më të madhe të bërë ndonjëherë në gjithë rajonin tonë me NATO-n dhe forcat e SHBA-ve. Si mund të bëhet Shqipëria lolo? Ku duan të dinë ata. Kanë kaq vite që angazhohen vetëm për këtë. Logjikë çetash, piratësh.”- deklaroi Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *