Vendosni fjalën kyçe....

Protesta e kontrollorëve, të gjitha fluturimet në Rinas të pezulluara deri në orën 14:00


Për shkak të protestës së kontrollorëve të trafikut ajror, fluturimet gjatë ditës së sotme janë pezulluar të paktën deri në orën 14:00. Derisa të ketë një vendim të dytë.

Sikurse bëhet me dije në websajtin zyrtar të aeroportit të Tiranës, sot janë pezulluar dy fluturime: Një nga Beogradi dhe një nga Pisa në Itali, si dhe është pezulluar një nga Dubai.

Ndërkohë janë anuluar dhe pezulluar të gjitha nisjet nga Tirana për në këto vende apo në vende të tjera, deri në këtë orar.

Aeroporti “Nënë Tereza” nuk ka njoftime për pezullim të fluturimeve pas orës 14:00.

Qysh prej ditës së djeshme, fluturimet në Rinas janë pezulluar për shkak të kësaj proteste të kontrollorëve të cilët kundërshtojnë uljen e pagës prej pandemisë dhe shpallën paaftësinë e përkohshme për shkak të stresit që kjo u ka shkaktuar.

Avokati i kontrollorëve të trafikut ajror, tha se të paktën 24 kontrollorë janë shoqëruar në polici. Katër të tjerë janë liruar paraditen e së enjtes.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *