Vendosni fjalën kyçe....

Rama telefonon Ekonomin: Malukatët po na sabotojnë me virusin, infermierët dhe mësuesit të mbrojnë meritokracinë, vota në drejtim i të paditur i çon në drejtim të paditur


Kryeministri Edi Rama tashmë e ka bërë të zakonshme komunikimin me deputetët e tij sa herë udhëton me makinë.

Këtë herë rrugës për në Përmet, Rama zhvilloi një bisedë me Milva Ekonomin drejtuesen e listës në Durrës, me të cilën e pyeti për zhvillimet e fushatës politike në këtë qark.

Rama i tha Ekonomit që infermierët dhe mësuesit që kanë hyrë me meritë të mos e çojnë votën në drejtim të paditur sepse ikin në drejtim të paditur.

Biseda:

RAMA: Alo. Milva si je?

EKONOMI: Mirmbrëma si jeni kryeministër,

RAMA: Unë mir jam, po ec në pyje, në një rrugë Leskovik-Përmet, natyrë fantastike, ka rënë errësira, po them të bëj ca telefonata. Si duket situata në Durrës?

EKONOMI: Jam aktualisht në Krujë, isha në Krujë edhe në Anameras, dhe Durrës. Duket shumë mirë, ka entuziazëm. Sidomos këta të rinjtë që kanë hyrë me meritokraci, me portalet, janë super entuziastë.

RAMA: Tani mësuesit dhe infermierët kanë hyrë me meritë, por duhet ta mbrojnë se me votën në drejtim të paditur ikën në drejtim të paditur.

EKONOMI: Edhe ata e kishin parasysh. Kishin vuajtur gjatë

EDI RAMA: Po uji u hap erdhi?

EKONOMI: Erdhi, në Krujë kanë bërë 3 pilotime. Kanë qenë shumë mirë, ka shumë entuziazëm. Kam takuar dhe bizneset, dhe dy vendet në Kala që kanë entuziazëm, kur do ndodhte

EDI RAMA: Po ç’entuziazëm, s’kanë pasur ujë gjithë jetën. Edhe këtu në Leskovik, s;ka pasur ujë, s’e jo se kanë pasur e e hoqëm ne. Shyqyr zotit po i bëjmë, dhe të mbyllet kjo histori. Po durrskakët e mi ç’thonë? Alo. Ja e shikon më iku vala, më ikën vala Milva. Se jam këtej nëpër rrugë pa shumë valë. Në Thumanë?

EKONOMI: Në Thumanë po ecën  rindërtimi, për energjinë elektrike kishte shumë falënderime. Shumë familje që kishin heq hallet, i punonte televizori, lavatriçja.

EDI RAMA: Ishte copë copë aty, zonë e vështirë. Këto të Rindërtimit janë botë tjetër, shumë më shumë ç’kanë qenë. Katër herë Durrësi po të pyes, ti më çon sa në Krujë e Thumanë. Mirë ma bëre.

EKONOMI: Ju çova këtu se ishte zbulim. Prandaj ju zbulova. Padurimi i Rindërtimit është shumë prezent. Shtyn të mbarojë sa më shpejt.

EDI RAMA: Durrësi patjetër, por ka dhe volumet më të mëdha. Me pallate, apartamente, tani jemi përqëndruar ne, po t’i çojmë ditë për ditë vizitë në Spitallë, ku më përpara, edhe njëçik durim, do e kenë super ata. Duhet me i kontaktu dhe i fol që të bëjnë durim. Pak durim mos lëkunden, se me ata të tjerët s’ka Rindërtimi, s’ka vaksinim. Bëja të qartë.

EKONOMI: Tjetra, më thatë vaksinimin. Nuk e keni idenë sa i rëndësishëm është.

EDI RAMA: Jo mo jo, nuk e di unë i shkreti, i mësoj nganjëçik.

EKONOMI: Më pyesin, për vaksinimin

EDI RAMA: Tani i thuaj këtë javë e ulim fashën. Duhet të punojmë intensivisht. Pavarësisht se ata malukatët na sabotojnë me atë infektimin e përditshëm. Do zoti nuk na çojnë në situata si në Kosovë e Mal të Zi. Shkoi një fushatë dhe marshimet e fushatës me lëkurët e njerëzve largqoftë, Po hajde këta janë.

EKONOMI: Faleminderit