Vendosni fjalën kyçe....

Polonia dëbon 45 diplomatë rusë: Dyshohen për spiunazh


Polonia ka vendosur të dëbojë 45 diplomatë rusë të dyshuar për spiunazh kundër vendit. Të paktën kështu tha një zëdhënës i ministrisë së jashtme polake.

Më herët, Stanislaw Zaryn, një zëdhënës i shërbimeve speciale polake tha se 45 diplomatët rusë dyshohen se janë spiunë ose janë bashkëpunëtorë të spiunëve.

Zaryn tha se njëri prej tyre u identifikua gjatë një hetimi ndaj një shtetasi polak të dyshuar për spiunazh, i cili punonte në arkivin e zyrës së të dhënave civile të Varshavës.

Polaku u arrestua javën e kaluar dhe i është caktuar masa e paraburgimit për tre muaj, shkruan BBC.

Ambasadori i Rusisë në Poloni, Sergey Andreyev, i mohoi akuzat pasi u thirr në ministrinë e jashtme polake të mërkurën.

Ndërkohë Zaryn shkroi në “Twitter” se ambasadori rus përsëriti “gënjeshtra absurde” duke shtuar se ai është “një falsitet i madh”.