Vendosni fjalën kyçe....

Fishekzjarre e këngë, festë në “Air Albania”, tifozët “e djegin” edhe jashtë stadiumit (Fotot)


Ka nisur festa në stadiumin “Air Albania” pas përfundimit të ndeshjeve kualifikuese, me Shqipërinë që e mbylli fazën në grupe në vendin e parë.

Lojtarët kanë zbritur edhe njëherë në fushë ndërsa në shkallët e stadiumit është krijuar një pamje e mrekullueshme.

Tifozët kanë nisur këngën bashkë me këngëtarët e lojtarët për të festuar jo vetëm kualifikimin në Euro24 po edhe kreun e grupit.

Sfida e sotme nuk dhuroi fitoren e shumëpritur megjithatë kombëtarja doli e pamundur nga fusha.

Po kështu festimet kanë nisur edhe në rrugët e Tiranës, me makinat që parakalojnë në bulevard e tifozët që këndojnë e kërcejnë jashtë stadiumit.