Vendosni fjalën kyçe....

I quajti Pashkët thjesht “pushime të gjata” – Komentuesit revoltohen me kryeministrin kanadez: “Je antikristian!”


Kryeministri kanadez Justin Trudeau ka ndezur polemika për shkak se në një postim, iu referua festës së Pashkëve si një “fundjavë e gjatë”, duke shmangur përmendjen e emrit të festës katolike.

Komentuesit në internet replikuan duke kujtuar se kryeministri Trudeau i përmend shpesh ngjarjet e tjera fetare, por jo Pashkët.

“Është fillimi i një fundjave të gjatë dhe unë e di që do të thotë që normalisht do të bashkoheni me të gjithë familjen tuaj për disa ditë argëtimi. Por me rritjen e numrit të rasteve të Covid-19 në të gjithë vendin, të gjithë do të duhet t’i bëjmë gjërat ndryshe edhe këtë vit.”– shkroi Trudeau duke shtuar se “festimet e vitit të ardhshëm” do të ishin “më të ndritshme”.

Megjithëse mesazhi i Trudeaut mori mijëra pëlqime, shumë përdorues të mediave sociale shpejt e kuptuan se kryeministri kishte shmangur përmendjen e Pashkëve në emër gjatë gjithë deklaratës.

“Unë jam që i zhgënjyer që kryeministri ynë kanadez pranon festat e tjera fetare dhe zgjedh të jetë politikisht korrekt në lidhje me ato të krishtera.”– shkroi një përdorues i Twitter-it. Ai thekson se Pashkët janë “kremtimi më i madh i Krishterë” dhe “jo vetëm një fundjavë e gjatë”.

Të tjerët pyetën pse Trudeau, i cili pretendon të jetë katolik, dhe zyrtarë të tjerë të qeverisë së tij “gjithmonë postojnë për ngjarje të veçanta të kalendarit fetar si Pashkët e çifutëve, Ramazani dhe Viti i Ri Kinez”, por “kanë një problem me Pashkën”, dhe akuzuan Kryeministrin se po u pështyn «Në fytyrë të gjithë të krishterëve». Madje kishte edhe nga ata që e kanë quajtur Trudeaun “të anti-krishterë”.

Ndërkohë të tjerë komentues sugjeruan se mbase Trudeau po e ruante përmendjen e Pashkëve për të Dielën.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *