Vendosni fjalën kyçe....

Blinken: Izraelitët dhe palestinezët duhet të kenë liri të barabarta


Sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony Blinken gjatë një bisede telefonike me homologun e tij izraelit Gabi Ashkenazi tha se izraelitët dhe palestinezët duhet të kenë liri, siguri, mirëqenie dhe demokraci të barabarta.

Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Ned Price dha një deklaratë me shkrim lidhur me bisedën telefonike të zhvilluar mes Blinken dhe Ashkenazi.

Sipas deklaratës, dy ministrat krahas marrëdhënieve dypalëshe dhe çështjeve rajonale biseduan edhe për ndihmat humanitare të SHBA-së për Palestinën si dhe proceset e normalizimit mes Izraelit me disa vende arabe dhe muslimane.

“Sekretari nënvizoi besimin e administratës së Bidenit në drejtimin se izraelitët dhe palestinezët duhet të kenë liri, siguri, mirëqenie dhe demokraci të barabarta”, thuhet në deklaratën në të cilën më tej vihet në dukje se SHBA-ja ka shprehur sërish angazhimin e saj në mënyrën më të fuqishme lidhur me sigurinë e Izraelit.

Administrata e Joe Bidenit në SHBA aktivizoi sërish ndihmat për Palestinën të pezulluara në periudhën e Donald Trumpit dhe deklaroi se do tregonte përpjekje për zgjidhjen me dy shtete.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *