Vendosni fjalën kyçe....

Ekzekutohet me armë “Kumbari i Shkodrës”, Bardhok Pllanaj


Një person është ekzekutuar mbrëmjen e sotme në Shkodër.

Viktima është Bardhok Pllanaj që është qëlluar me armë zjarri në unazën e qytetit.

Pranë vendit të ngjarjes është gjetur një mjet duke i djegur që dyshohet se është përdorur nga autorët e krimit.

Plani njihet si ‘Kumbari i Shkodrës’ ndërsa u bë i njohur pasi katër vite më parë arriti t’i shpëtonte policisë pasi u fsheh në makinën e Mark Frrokut, asokohe deputet i Partisë Socialste. Ai është arrestuar në dhjetor të vitit 2018. Pllanajt iu sekuestrua një pallat në Shkodër me vlerë 2 milionë euro.

Në vitin 2014, kumbari i Shkodrës u fsheh në makinën e Frrokut, për t’iu shmangur arrestimit nga policia, e cila e kërkonte për trafik droge. Në atë kohë, deputeti Frroku ka mohuar të ketë ndihmuar Pllanajn t’i shmangej arrestimit, por në raportin e oficerëve të gjurmimit në sektorin e narkotrafikut shkruhet se i dyshuari në survejim prej tyre ka lëvizur nga lokal “Antika” në Tiranë drejt Laprakës me automjetin Audi në pronësi të deputetit.44-vjeçari nga Shtoi i Vjetër i Shkodrës.

Pllanaj është hetuar së bashku me disa persona të tjerë, si pjesë e grupit të të arrestuarve në kuadër të operacionit “Laguna e Vilunit”, madje ndaj tij u nxorr edhe një urdhër arrestimi, por në atë kohë nuk u gjet. Më pas ai i shpëtoi dënimit për shkak të mungesës së provave.

Gjatë operacionit “laguna e Vilunit të zhvilluar më datë 30 shtator 2014, në vendin e quajtur “Rana e Hedhun” midis Lagunës së Vilunit dhe Shëngjinit, shërbimet e policisë kufitare dhe ato të Guardia di Finanza, panë të hidheshin nga një mjet lundrues, në det çanta të zeza në përmasa të mëdha.

Pasi u nxorën nga deti, rrezultoi se brenda thasëve kishte drogë me peshë 210 kg. Të nesërmen, në vendin e quajtur Grykëderdhja e Bunës në Velipojë, forcat e policisë kufitare gjetën të hedhura në det edhe 15 çanta të tjera me peshë 594 kg. Hetimet provuan se sasia e lëndës narkotike ishte ngarkuar në skaf në Velipojë për t’u dërguar në Itali, te pritësit e saj, njëri prej të cilëve është identifikuar si shtetas italian.

Njoftimi

“Shkodër/Informacion paraprak. Më datë 04.04.2021, rreth orës 21:10, në fshatin Dobraç i Ri, Njësia Administrative Rrethina, Shkodër,  duke udhëtuar me automjet është vrarë me armë zjarri shtetasi B. P. rreth 46 vjeç banues në Shkoj i Ri. Shërbimet e Policisē kanë rrethuar zonën dhe kanë ngritur pika kontrolli. Në ndihmë të Policisë lokale kanë shkuar dhe grupe të FNSH Shkodër. Veprimet po kryhen me grup hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje, identifikimin dhe kapjen e autorëve.”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *