Vendosni fjalën kyçe....

Basha takim te Unaza e Re: Qeveria tonë do anulojë projektin korruptiv të zgjerimit të Lanës


Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka qenë këtë paradite në zonën e Unazës së Re, në Tiranë, ku ka zhvilluar një takim nga qytetarë dhe militantë të kësaj zone.

Banorët u ankuan te Basha për projektin që parashikon devijimin e Lumit “Lana” dhe kërkuan prej tij anulimin e projektit kur të vijë në qeverisje.

Banorët janë pro projektit, por kundër devijimit. Ky devijim nuk duhet të ndodhi kryetar. Nesër ne qeveri ia u kërkojmë në emër të banorëve të ushtoni autoritetin tuaj, ta anuloni projektin e devijimit të shtratit lumi “Lana”, u shpreh një nga banorët.

Basha tha se qeveria nuk do të ketë kohë të vazhdojë më me projekte korruptive, pasi qeveria e tij do të anulojë projektet që shkelin ligjin dhe grabisin pronën e qytetarëve.

Nuk do të kenë kohë të vazhdojnë me paudhësitë e tyre. Njëra prej të cilave është gjëja më e pamenduar ndonjëherë që duan të zhvendosin shtratin e lumit sepse pushtetarët dhe mafiozët janë bërë bashkë për të grabitur pronat. Do t’i qëndroj pikë për pikë marrëveshjes me të gjitha familjet e cënuara nga afera korruptive e Unazës së Re. Paratë që do t’ju paguhen me vlerën e tregut për pronat e prishura me padrejtësi, ne një nga ligjet e para që do të kalojmë është që këto para do t’i nxjerrim nga çdo pasuri e pushtetarëve që shkaktuan këto dëme. Ndaj, ju ftoj që çdo çast deri më 25 prill ta bëjmë përmasën e bashkimit tonë më të madhin ndonjëherë që ka parë Shqipëria”- tha Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *