Vendosni fjalën kyçe....

“Vetëm dy salciçe në javë rrisin rrezikun e sëmundjes së zemrës dhe vdekjes së hershme deri në 51%” – Studimi


Të hash vetëm dy salçiçe apo lloj tjetër mishi të përpunuar në javë rrit rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare (CVD) dhe vdekjes së hershme, kanë paralajmëruar një ekip shumëkombësh studiuesish.

Ekipi, i udhëhequr nga ekspertë në Universitetin McMaster dhe Hamilton Health Science në Kanada, gjurmoi dietat dhe rezultatet shëndetësore të 134,297 njerëzve nga 21 vende që shtrihen në pesë kontinente, përfshirë Brazilin, Argjentinën, Kanadanë, Suedinë dhe Kinën.

Ata gjetën një rrezik për 46 për qind më të lartë të sëmndjeve të zemrës apo goditjet në tru si dhe një rrezik për 51 për qind më të lartë të vdekjes midis atyre që hëngrën të paktën 150 gram në javë mish të përpunuar, krahasuar me ata që nuk hëngrën.

Duke supozuar se 75 gram është një salçiçe e vetme, kjo barazohet me vetëm dy të tilla në javë – por rreziku vlen për çdo formë të mishit të përpunuar, paralajmërojnë ekspertët.

Konsumi i mishit të përpunuar – të tilla si sallam, proshutë, salçiçë, mish i tymosur e proshutë e përpunuar – duhet të shmanget plotësisht, sipas Shoqatës Amerikane për të Ushqyerit, e cila botoi studimin.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *